Përmbyten arat në fshatrat e Krujës, niveli i ujit në nivele alarmante, kanalet kulluese jashtë funksionit

Situatë problematike paraqitet në të gjithë ultësirën e Bashkisë Krujë, kryesisht në fshatrat Bilaj, Murqinë, Mallkuc etj.

Sipërfaqe të mëdha me të mbjella po mbulohen çdo minutë e më shumë nga uji i kanaleve, i cili, në pamundësi për të rrjedhur lirshëm në lumë, po del dhe po përmbyt arat me të mbjella.

Niveli i ujit ka arritur pika alarmante, pasi rrezikohet që, nëse reshjet do të vijojnë me të njëjtin intensitet, të përmbyten përveç arave edhe biznese e banesa, për shkak se kanalet nuk funksionojnë.

Shumica e kanaleve kanë dekada pa u pastruar dhe janë të mbuluar nga vegjetacioni dhe të bllokuara.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×