
Pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona të vendit janë krijuar problematika të shumta, ndërsa pamjet tregojnë situatën e vështirë për banorët.
Në Sukth janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku ka edhe rrugë të bllokuara.
Në Manzë raportohen rreth 48 shtëpi me prani uji.
Në bashkinë Krujë, në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati. Sakaq, niveli i ujit ka nisur të bjerë.
and then