Reshjet e shiut, pa energji disa fshatra në Has dhe Tropojë

I gjithë territori i Qarkut Kukës vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh gjatë natës në akset nacionale. Ndërhyrjet e vazhdueshme të subjekteve kontraktore kanë bërë të mundur pastrimin dhe mbajtjen funksionale të rrugëve, ndërsa të gjitha akset rrugore nacionale mbeten të qarkullueshme normalisht.

Bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk raportojnë problematika emergjente, por reshjet dhe era e fortë kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona. Në bashkinë Kukës, pa energji kanë mbetur fshati Kolosjan në Njësinë Administrative Bicaj, Nj.Adm Grykë Çajë, Shishtavec, fshati Mamëz i Nj.Adm Kolsh, fshati Turaj i Nj.Adm Topojan si dhe fshatrat Pistë, Gëdheshtë e Shëmri në Nj.Adm Malzi.

Edhe bashkia Has raporton ndërprerje të energjisë në fshatin Zarisht të Nj.Adm Fajza, si dhe në fshatrat Kishaj, Pogaj dhe Gjinaj të Nj.Adm Gjinaj. Në Tropojë, pa energji vijojnë të jenë fshati Berishë i Nj.Adm Bytyç, si edhe Nj.Adm Lekbibaj dhe Fierzë.

Ndërkohë, furnizimi me ujë të pijshëm kryhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës. Autoritetet lokale njoftojnë se situata po monitorohet në vijimësi dhe ekipet janë në terren për çdo ndërhyrje të nevojshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×