Shorti i fazës finale të Botërorit, ja në çfarë vazo do gjendej Shqipëria në rast të kualifikimit historik

Shqipëria po mendon për shorti ne të enjtes, ku do mësojë se me kë do përballet në Play Off të Botërorit.

Edhe pse është ende herët, tashmë është mësuar edhe vazoja që do bëjë pjesë ekipi i Sylvinhos, nëse kualifikohet për në Botëror.

Në shortin e Botërorit, që do mbahet me 5 dhjetor në Washington, aty ku do të ndahen grupet, kuqezinjtë do të jenë në vazon e katërt.

Si faktor për përcaktimin e vazos shërben renditja e FIFA-s dhe në këto kushte, nëse shkojmë në Botëror, do të bëjmë pjesë në vazon e katërt.

Gjithsesi, fillimisht duhet të kalojmë fazën Play Off, me ndeshjet që do luhen në mars.

Kualifikimi në Botëror do ishte historik, pasi për herë të parë do arrinim të shkonim në një kompeticion të tillë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×