Tabaku ndërpret mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut: Nuk diskutojmë buxhetin pa qenë ministrja e Shëndetësisë

Komisioni për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot për të shqyrtuar buxhetin e vitit të ardhshëm për sektorët e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me fokus te barazia gjinore, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Shërbimi Social Shtetëror.

Por mbledhja u ndërpre nga Kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, pas mungesës së Ministres së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Manjola Sala. Tabaku vuri në dukje se ministrja nuk ishte e pranishme as në një nga momentet më të rëndësishme të vitit parlamentar – diskutimin e buxhetit.

“Edhe në kohën e buxhetit shohim se ministrja nuk vjen. E kuptoj që është e re në detyrë dhe ka një sektor problematik, por duhet të respektojë Kuvendin dhe buxhetin”, u shpreh Tabaku.

Ministria ishte përfaqësuar vetëm nga zëvendësministrat, por Kryetarja e Komisionit këmbënguli se tema kërkonte patjetër praninë e vetë ministres Sala.

“Është njësoj sikur në një projektligj të propozuar nga ministria të vijnë drejtorët dhe jo ministri apo zëvendësministrat. Këtu flasim për buxhetin,” theksoi ajo.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×