
Ish-futbollisti i kombëtares, Taulant Stërmasi, i ftuar në emisionin Log në News 24 ka zbuluar gabimin taktik që ka bërë trajneri Sylvinho në ndeshjen ndaj Anglisë.
Stërmasi theksoi se 4 lojtarë të kombëtares nuk duheshin të jepnin maksimumin në 60 minutat e lojës.
“Anglia si çdo ekip i nivelit të lartë kërkon vetë duhet të bëjë detyrën. Ne vijnim nga një ndeshje jo me tension të madh. Por janë shumë kualitativ që e dinë si ta zgjidhin ndeshjen. Nuk presin ta zgjidhin ndeshje që në pjesë të parë.
Atë që pashë tek ekipi ynë ishte që bëmë një pjesë të parë mjaft të mirë, por harxhim energjie të frikshme. Shihja tre-katër sportistët tanë që bënin sprinte maksimale duke e ditur që ne nuk kemi ato ndrime që ka nxjerr.
Pra nuk kemi ekip që të thuash që katër lojtarë të japin maksimumin në 60 minuta dhe të thuash pastaj që ndërrojmë lojtarë të tjerë, të cilët janë kualitativ. Unë e mirëkuptoj Sylvinhon se ngaqë nuk ka besim të madh në grupin e rezervave”, tha ai.
and then