VIDEO/ Bardhi: Balluku pagoi 8 mln euro për fotovoltaikun e Zadejës kur kushtonte 3 mln. Ku i çoi 5 mln euro? SPAK bëri vetë tender dhe vërtetoi korrupsionin!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar sërish hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila prej javësh është marrë e pandehur nga SPAK.

Ai theksoi se një prej çështjeve që po hetohet lidhet me projektin e parkut fotovoltaik në digën e Zadejës, për të cilin Bardhi pretendon se ekzistojnë diferenca të pajustifikueshme financiare.

Sipas Bardhit, për të njëjtin projekt dhe të njëjtën fuqi të instaluar, një subjekt privat do të tarifohej me rreth 3 milionë euro, ndërsa institucionet shtetërore të drejtuara nga Balluku kanë paguar 8 milionë euro. “Të dyja projektet janë të njëjta, nga e njëjta kompani që zonja e ka shpallur fituese. Kur e ofron për Belindën zhduken 5 milionë, ndërsa kur e bën për privatin shkon aq sa është,” deklaroi ai.

Bardhi shtoi se edhe vetë SPAK ka pasur mundësi të verifikojë çmimet e tregut përmes një tenderi të tyre për panele fotovoltaike në tarracë. “Vetë SPAK kishte hapur një tender për fotovoltaik në tarracë për të marrë energji elektrike, i cili kishte të njëjtin çmim ofertues sa kishte marrë privati në rastin e parë. E kanë provuar vetë,” tha ai.

Sipas tij, diferenca e kostos është tregues i qartë i abuzimit: “Kjo ndërtohet me 2 lekë, zonja e ka bërë me 5 lekë.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×