VIDEO/ “Na lanë në mes të rrezikut”, banorët e Bilajut: Rruga u shemb dhe askush nuk ndërhyn! Deputetja dhe Kryebashkiaku nuk na përgjigjen

Dy familje nga fshati Bilaj i rrethit të Krujës ankohen se e vetmja rrugë ku ata kalojnë është shembur nga shirat. Në anë të rrugës ku kalojnë dy familjet Skura është hapur një gropë rreth 1 metër e gjysmë e thellë e cila rrezikon që të rrëshkasë në lumë.

Ne jemi rreth 20 banorë që kalojmë në këtë rrugë pasi nuk kemi akses tjetër për në banesat tona, nga reshjet e mëdha rruga ka rrëshkitur pasi në të është hapur një gropë rreth 1.5 metra e thellë dhe poshtë është akoma më e gjerë, ne jemi familjarë kemi fëmijë të vegjël, prindër të paralizuar dhe kemi frikë të kalojmë pasi rrezikojmë që të përfundojmë në lumë shprehet Egli një ndër banorët e kësaj lagjeje.

“I kam dërguar video dhe i kam kërkuar ndihmë kryetarit të bashkisë dhe deputetes Milva Ekonomi por as njëri e as tjetri nuk kanë denjuar. Me përgjigjen jo me të ndërhyjnë.
Ne kërkojmë që shteti të ndërhyjë për të parandaluar një tragjedi të mundshme pasi nuk kemi rrugë tjetër.”, thotë banori.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×