
Mjeku internist dhe gastro-hepatologu Gerald Kola ishte sot i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” në Neës24, ku foli në lidhje me mjekësinë alternative qasjet e barnave bimore e ndikimin e tyre në trajtimin e sëmundjeve.
“Praktikisht 99 përqind është marketing. Dijet të gjithë do të ushqen, kanë familje për të mbajtur dhe këta që merren me mjekësi alternative do të mbajnë familjet e tyre dhe do të bëjnë gjithçka të të bindin se ajo që ofrojnë është e duhura. Sigurisht që bimët funksionojnë dhe janë baza e të gjitha barnave. Bimët ishin të parat, por po të funksionin vetëm bimët nuk do të lindte nevoja për krijimin e ilaçeve.
Kodi Etik është baza e çdo gjëje. Nuk mund të shmangim mjekësinë farmaceutike. Nga viti në vit përmirësohet jetëgjatësia. Para 60-70 vjetësh vdekja foshnjore ishte statistikë, sot është aq e rrallë sa bëhet lajm.
Kjo ka ardhur edhe si pasojë e modernizimit të mjekësisë farmaceutike. Ka faza kur bimët mund të jenë të mira, psh për mbrojtjen kur nuk jemi të sëmurë. Për të përdorur në mbrojtjen dhe mirëqenien tonë, por në nivel pa u sëmurur, nëse sëmundja shfaqet fizikisht, efektive janë barnat.
Që të trajtohet një prognozë vetëm me bimë është thuajse e pamundur për mendimin tim, duhet gjetur një bashkëpunim mes të dyjave”, tha ai.
and then