
Kreu grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ashpër është treguar në Kuvend ndërsa nuk i kurseu akuzat për Belinda Ballukut, pasi kjo e fundit u mor e pandehur nga SPAK. Ai tha se me një të rënë të lapsit, Balluku vodhi 50 mln euro.
Bardhi: Pensionistëve po u bëni sikur po u rritni pensionin, duke u dhënë muaj pas muaji 100 mijë lekë, ashtu siç u dhatë bonusin në fund të vitit. Qeveria e solli projektbuxhetin në shkelje të Kushtetutës. Dy javë pasi nisi diskutimi i buxhetit, vetëm të premten e javës së shkuar qeveria solli si pjesë të diskutimeve këto 8 ligje, të cilat i miratuat në 2 orë diskutime, pa dëgjuar asnjë institucion, asnjë prej grupeve të interesit. I shqyrtuat dhe miratuat të hënën dhe i futët menjëherë në seancë.
Unë e kuptoj që kartonat këtej do të ngrihen jeshil, pavarësisht nëse e kanë lexuar apo jo paketën fiskale. Por duhet t’i informojmë qytetarët nëse buxheti i tunelit të Llogarasë, 50 milionë euro, është në shërbim të qytetarëve apo projekteve që do të vidhen — ashtu siç u vodhën 50 milionët e para. 70% e buxhetit të investimeve shkon për një person që është marrë i pandehur nga SPAK për tenderat. Nga 150 milionë euro, ajo e rriti me një të rënë të lapsit — sepse “kështu e kishte ndjesinë”, 50 milionë euro të tjera. Por ato para mund t’ua kishim dhënë pensionistëve.
Dy projektet e Belinda Ballukut kanë një vlerë të barabartë me fondin për rritjen e pensioneve — sepse Balluku vjedh. Dhe kjo është arsyeja pse doni ta kaloni me urgjencë, që deputetët të mos njihen me buxhetin.
and then