
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka qenë e ftuar në një darkë bashkë me ministrat e jashtëm të BE-së, me ftesë të Presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas.
Ministrja shkruan se në fokus të darkës është e “ardhmja e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin.”
Spiropali publikoi pamjet e mikpritjes në Bruksel përpara darkës, nga Kryediplomatja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Postimi i plotë
🇦🇱🇪🇺Bruksel – Me ftesë të Zëvendës Presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas në darkën e Ministrave të Jashtëm të BE dhe të Ballkanit Perëndimor, për të ardhmen e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin.
and then