Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Kosova arriti të shkojë në Play Off të botërorit, pas një fushate kualifikuese mjaft të mirë. Ekipi i Fodës pret të mësojë rivalin në këtë fazë dhe një kundërshtar i mundshëm është edhe Polonia. Për dardanët ka bërë së fundmi një artikull mjaft interesant, televizioni publik i Polonisë.

“Ekipi më i ri kombëtar i anëtarësuar në UEFA dhe i vetmi ekip evropian që Polonia nuk ka luajtur ende. Kjo do të jetë paraqitja e tyre e parë në fazën eliminuese, por e merituan plotësisht.

E udhëhequr nga gjermani Franco Foda, Kosova mundi dy herë Suedinë, siguroi një fitore vendimtare 2-0 ndaj Sllovenisë dhe, për fat të mirë, barazoi 1-1 me Zvicrën. Edhe pse janë pjesëmarrësit me renditjen më të ulët në renditjen e FIFA-s, ata në asnjë mënyrë nuk janë të destinuar të dështojnë”- shkruan TVP.

Capture 47
Capture 47

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×