Komisioni Posaçëm Reformën Zgjedhore, Gjiknuri dhe Bylykbashi letër Venecias dhe ODIHR: Kërkojmë vënien në dispozicion të ekspertëve tuaj

Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi u kanë dërguat letër drejtoreshës së ODIHR dhe Komisionit të Venecias ku kërkohet ndihma me eksperte.

“Ju shprehim falënderimet dhe mirënjohjen tonë të përzemërt për kontributin e vazhdueshëm që OSBE/ODIHR ka dhënë për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe në veçanti për forcimin e standardeve zgjedhore.
Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 74, datë 27.10.2025, ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Ky Komision ka objekt të punës së tij të hartojë ndryshime ligjore për reformën zgjedhore, duke adresuar rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshme të patrajtuara, si dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.
Duke iu referuar dakordësimit të arritur në komunikimet dhe takimet e zhvilluara me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it, kemi kënaqësinë t’ju paraqesim në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kërkesën zyrtare për vënien në dispozicion të ekspertizës suaj nëpërmjet ekspertëve të ODIHR-it për të asistuar punën e Komisionit gjatë procesit të reformës.
Modalitetet e bashkëpunimit me ekspertët tuaj mund t’i dakordësojmë në vijim nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit.
Duke Ju falënderuar paraprakisht për gatishmërinë dhe bashkëpunimin, ju përcjellim konsideratat tona më të larta”, thuhet në letër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×