Në arrati prej vitesh në Florida me identitete të ndryshme pas vrasjes së një gruaje, ja momenti kur shqiptari ekstradohet nga SHBA drejt Shqipërisë

Pamjet që shihni tregojnë momentin e shoqërimit të shtetasit shqiptar, të arrestuar në SHBA, për llogari të shtetit italian. Autoritetet amerikane kanë vënë në pranga Kamer Duhanxhiun, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga qeveria italiane për një dënim për vrasje të ndodhur në vitin 2003. Arrestimi u krye me bashkëpunimin e Departamentit të Zbatimit të Ligjit të Floridës, ku i dyshuari ishte fshehur prej vitesh duke iu shmangur drejtësisë.

Sipas autoriteteve, ai ishte dënuar me 24 vite burg për vrasje të paramenduar me rrethana rënduese, pasi akuzohej për therjen e një gruaje të re. Për vite me radhë ai kishte jetuar në Florida nën identitet të ndryshëm.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×