Reshjet e dendura në qarkun Gjirokastër, probleme me energjinë, prani e ujit afër urës së Kardhiqit

Reshjet me intensitet të lartë që nisën pas mesnatës kanë përfshirë të gjithë qarkun e Gjirokastrës, të shoqëruara edhe me shkarkime të forta atmosferike. Aktualisht, intensiteti i reshjeve ka rënë ndjeshëm dhe strukturat vendore raportojnë se situata po stabilizohet gradualisht. Problemet e shfaqura një ditë më parë në akset rrugore Sofratikë–Libohovë, Përmet–Çarshovë dhe Gjirokastër–Kakavijë janë zgjidhur falë ndërhyrjes së Agjencisë së Rrugëve, forcave bashkiake dhe kontraktorëve që vijojnë punën në terren.

Furnizimi me energji elektrike është normalizuar në gjithë qarkun, me përjashtim të fiderit Maricaj, që furnizon disa fshatra të njësive administrative Luftinjë dhe Buz në bashkinë Memaliaj. OSHEE ka kryer disa stakime të kontrolluara për mbrojtjen e konsumatorëve.
Niveli i lumit Vjosë ka shënuar rritje, por mbetet brenda kufijve të menaxhueshëm:

5.8 metra në pikëmatjen e urës së Memaliajt

5.1 metra në pikëmatjen e urës së Përmetit

Prani uji është evidentuar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë urës së Kardhiqit, si dhe në rrethrrotullimin e urës së Lumit në qytetin e Gjirokastrës. Në lagjen e poshtme të fshatit Lazarat, prurjet e përroit kanë sjellë ujë dhe inertë në rrugë, ku punonjësit e ARJ-së kanë ndërhyrë për normalizimin e situatës.
Strukturat vendore vijojnë monitorimin e terrenit dhe u bëjnë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat problematike deri në përmirësimin e plotë të kushteve atmosferike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×