Sarandë/ Familjarët e kërkonin prej orësh, 71-vjeçarja gjendet e pajetë në pusin e banesës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet për vlerësim, pasi më datë 18.11.2025 është gjetur pa shenja jete shtetasja M. B., 71 vjeçe, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj në fshatin Metoq, Sarandë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se e moshuara është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

71-vjeçarja e gjetur e pajetë është Maria Beqiraj, e cila u gjet nga e bija, pasi kishte disa orë që kërkohej nga familjarët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×