“Të mirën që ka buxheti 2026 për pensionet janë shifrat, mungon interpretimi”, Dorian Teliti: Nuk do të ketë asnjë ndryshim për pensionistët muajin e ardhshëm

Këshilltari i PD Bashkiak i Tiranës, Dorjan Teliti, theksoi se vitin e ardhshëm nuk do të ketë asnjë ndryshim për pensionistët.

“Që pensionistët të jenë më mirë vitin e ardhshëm duhet që ata të marrin më shumë mbështetjen vitin e ardhshëm krahasuar me vitin aktual. Marrim buxhetin, çfarë marrin pensionistët këtë vit dhe çfarë marrin vitin e ardhshëm. Në vitin aktual është bërë indeksimi i pensioneve një fond prej 16 mln euro. Por vitin e ardhshëm do ketë indenksim pensionesh po do ketë, me fond prej 17 mln eurosh, për faktin se vitin e ardhshëm do të kemi më 28 mijë pensionistë më tepër. Për sa i përket indeksimi e njëjta politikë që është ndjekur këtë vit do të ndiqet dhe vitin e ardhshëm. Fasha tjetër prej çfarë përfiton shteti është bonusi i pensionistëve. Ai që merr në fund të vitit 95 milionë euro janë parashikuar për vitin aktual. Atë që pensionistët. Pra e thënë ndryshe atë që pensionistët do marrim gjatë këtij viti, të njëjtin trajtim do marrin vitin e ardhshëm. Cili është ndryshimi? Nuk e thotë opozita, e thotë projektbuxheti që diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë.”, tha ai.

Teliti shtoi se buxhetit të 2026 i mungojnë shifrat.
“Ka diçka të mirë buxheti ka shifra por jo interpretim. Por buxheti për vitin 2025 pra bonusi i pensionistëve është pothuajse identik i njëjtë me buxhetin 2026. Por atë që do të alokojë qeveria për këta pensionistët vitin e ardhshëm është e njëjta me atë që i jep këtë vit.”, shtoi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×