VIDEO/ Balluku e pandehur e SPAK për aferën 50 mln euro te tuneli i Llogarasë, Komisionerja e BE, Marta Kos: Lajm i mirë që rasti u zbulua. Drejtësia po lufton korrupsionin!

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, është pyetur nga programi në shqip i Deutsche Welle në lidhje me rastin për aferën 50 mln euro të zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë tanimë e pandehur nga SPAK.

Ajo theksoi se nuk është e lumtur kur dëgjon raste të tilla në vendet kandidate ose anëtare të BE-së, por Kos shton se e rëndësishmja është se institucionet anti-korrupsion po punojnë. Ajo tha se lajm i mirë është zbulimi i rasteve të tilla, ndërsa më pas i takon organeve të drejtësisë lidhur me abuzimin dhe shkeljen e ligjit.

“Për mua ky është një hap përpara sepse këto raste janë zbuluar. Nuk jam e lumtur të dëgjoj për këto raste. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën por kjo tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë. Siç e kam thënë më parë, ne gjithashtu kemi raste korrupsioni brenda BE.

Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione dhe vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësore ose gjykata që do të zbulojnë se ligji është shkelur ose jo.”, tha Kos.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×