Vjosa në pikë kritike, niveli i ujit rritet në 6 metra. Lumi rrezikon të dalë nga shtrati

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Vjosë, duke shtuar rrezikun për daljen e tij nga shtrati.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se lumi po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa strukturat vendore janë në gatishmëri të plotë.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i Vjosës ka arritur në 6 metra, ndërsa pika kritike përcaktohet në 6.8 metra. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët dhe bizneset përgjatë vijës lumore të tregojnë kujdes dhe të jenë të përgatitur për çdo zhvillim të mundshëm.

Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Bashkinë Fier njofton se situata aktualisht paraqitet më e qëndrueshme, megjithatë mbetet vigjilente. Sipas monitorimeve, maksimumi i prurjeve është regjistruar rreth orës 14:30 në nivelin 7, çka nënkupton se ky volum uji pritet të mbërrijë në zonat fundore të njësive Levan dhe Novoselë gjatë orëve 19:00 – 20:00.

Megjithatë, bazuar në përvojën e viteve të kaluara, ky nivel prurjesh nuk pritet të shkaktojë dalje të lumit nga shtrati.

Strukturat vendore theksojnë se monitorimi do të vijojë, ndërsa mjetet dhe forcat e emergjencës do të qëndrojnë të gatshme për çdo eventualitet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×