
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të fshatit Mashkullorë, përgjatë rrugës nacionale Gjirokastër–Tepelenë. Dy automjete, një Audi dhe një Volkswagen, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke përfunduar më pas jashtë trase së rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, shpejtësia dhe lagështira në asfalt dyshohen të jenë shkaqet kryesore të aksidentit. Ende nuk raportohet për gjendjen shëndetësore të drejtuesve apo pasagjerëve.
Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes. Hetimet vijojnë.
and then