
Deputeti i PD, Gjin Gjoni, theksoi se Edi Rama dhe Belinda Balluku u mbyllën për 8-orë në kryeministri pasi sipas tij, kërkonin që të gjenin një marrëveshje.
Ai tha se Rama ka ndryshuar qasjen me Veliajn dhe sipas tij, ka një agresion edhe nga ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ky i fundit ndodhet në Zvicër.
“Fakti që sot ata janë mbyllur për 8 orë kërkon që të gjejnë një marrëveshje. Ju mendoni që Ramës i ra ndërmend pas 1 viti me kushtet se si duhet të sillet drejtësia me Veliajn.
Ju e keni parë deklaratën e Ramës do ta shihni sikur do ta varrin në shtyllë. Nesër Ballukun mund ta shohësh në një vend që të kërkojë azil. Normalisht që presioni është shumë i madh. Kemi një ndryshim të qasjes së Ramës në raport me Veliajn. Kemi një agresion nga ana e Ahmetajt.”, tha Ahmetajt.
and then