Balluku rreth 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po thur plane për t’i shpëtuar drejtësisë, do përfundojë në burg!

Partia Mundësia ka organizuar sot një protestë para ambienteve të Kryeministrisë, pikërisht në momentin kur ish-ministrja Belinda Balluku ndodhet brenda godinës prej më shumë se 4 orësh, e dyshuar për një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.

Në protestë morën pjesë deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, së bashku me dhjetëra qytetarë që mbanin pankarta me mbishkrim ku kërkonin largimin e Ballukut.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi para protestuesve:

“Shqipëria është në një moment historik. Të korruptuarit janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane si t’i shpëtojnë drejtësisë. Pas Veliajt dhe Ahmetajt, tani e kanë radhën Ballukun. Ajo është zv/kryeministrja në detyrë dhe nuk e lëshojnë dot, sepse pas saj shkojnë direkt te Edi Rama. Janë rrethuar nga drejtësia! Mendonin se do ta përdornin drejtësinë si mjet, por ja që edhe në Shqipërinë e vuajtur erdhi dita e saj. Falë SPAK-ut dhe reformës në drejtësi, këta do të shkojnë në burg. Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin drejt së ardhmes dhe të ndërtojmë një Shqipëri të re – ku të gjithë jetojnë ndershmërisht dhe askush të mos ketë në kurriz kryeministra e deputetë të korruptuar.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×