GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi pasaportën, Balluku shkon në Kryeministri

Pas pezullimit nga GJKKO, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri. Balluku, siç shihet nga pamjet ka hyrë në Kryeministri shumë qetësisht, ndërkohë nuk dihet nëse do të takojë apo jo kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se masa e sotme e GJKKO vjen një ditë pas fjalimit të saj në Kuvend, ku iu kundërvu opozitës për akuzat, ndërsa theksoi se nuk do të komentonte veprimet e drejtësisë.

Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, ku thuhet se vlera e tij është rritur 50 mln euro.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×