Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili kërkoi që Erion Veliaj të ishte prezent fizikisht në mbledhjet e tij.

Këshilli Bashkiak i drejtoi një kërkesë zyrtare SPAK që Veliaj të merrte pjesë në mbledhjen për buxhetin.

Veliaj ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, ndërsa ka dalë nga qelia vetëm në ditën kur ka marrë pjesë në seancën në Gjykatën Kushtetuese, e cila mori vendimin për t’i kthyer atij mandatin e kryebashkiakut të Tiranës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×