
Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të rënda ndaj Belinda Ballukut gjatë një interviste në studion e News24, në një moment kur ajo është e pezulluar nga detyra, me pasaportë të bllokuar nga GJKKO dhe e marrë e pandehur prej javësh nga SPAK-u.
Sipas Toskës, një nga aferat më të mëdha është bypass-i i Tiranës me vlerë 60 milionë euro:
“Është një aferë e pastër korruptive. Kompania 4AM e Ardit Metaliajt dyshohet se i ka transferuar Belinda Ballukut 6 milionë euro në llogari bankare në Zvicër,” deklaroi gazetari.
Toska shtoi se ish-ministrja dyshohet të ketë llogari të shumta jashtë vendit:
“Bashkim Ulaj i transferonte para në llogari në Shtetet e Bashkuara, ndërsa një biznesmen tjetër dyshohet t’i ketë dërguar shuma të mëdha në Dubai,” tha ai.
Gazetari zbuloi gjithashtu shqetësimin e shërbimeve inteligjente perëndimore: “Me burime zyrtare di që shërbimet gjermane dhe britanike janë thellësisht të shqetësuara për lidhjet e Belinda Ballukut me eksponentë të botës së krimit të organizuar. Qeveria britanike e ka ngritur këtë çështje në nivel të lartë,” nënvizoi Toska.
Si shembull të këtyre lidhjeve, gazetari përmendi zgjedhjet e vitit 2021 në qarkun e Fierit: “Fakti që Belinda Balluku mori 12 mandate deputetësh në Fier përmes bandave kriminale tregon qartë përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në krimin e organizuar,” përfundoi Toska.
and then