
Tek Interi, lajmet nuk janë pozitive për Denzel Dumfries: shanset që ai të jetë i gatshëm për derbin e së dielës janë thuajse zero. Holandezi vazhdon të vuajë dhimbjet në kyçin e këmbës pas dëmtimit kundër Lazios dhe është i destinuar ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Në të djathtë pritet të luajë Carlos Augusto, ndërsa Dimarco do të mbulojë krahun e majtë.
Në mesfushë ende jashtë Mkhitaryan, me një rikthim të mundshëm për ndeshjen ndaj Pisës. Në sulm, Cristian Chivu rikthen çiftin Lautaro–Thuram, që bashkohen sërish pas 54 ditësh. Thuram është rikuperuar dhe gati për t’u rikthyer në një derbi ku Interi kërkon fitoren pas pesë përballjesh pa sukses.
and then