
Polonia ka mbërritur në play-off të Botërorit si skuadra e renditur e dyta në Grupin G të kualifikuesve, pas krahëve të Holandës me të cilën regjistroi dy barazime.
Ecuria e saj në këtë edicion u shënua nga jo pak probleme, ku më i madhi ishte zënka në fillimin e edicionit mes trajnerit Mihal Probierz dhe Robert Levandovskit, të cilit iu hoq shiriti i kapitenit. Sulmuesi deklaroi se po tërhiqej nga ekipi kombëtar për sa kohë ishte Probierz në drejtim duke shkaktuar kaos te Polonia. Kjo, dhe humbja 2-1 ndaj Finlandës në qershor, bënë që në fund të ishte trajneri Probierz ai që të tërhiqej duke dhënë dorëheqjen, me Jan Urban që mori vendin e tij, ndërsa Levandovski u kthye në ekip.
Në ndeshjet e mbetura, Polonia regjistroi 3 fitore dhe dy barazimet ndaj Holandës, por ato nuk mjaftuan për t’i marrë vendin e parë në grup “tulipanëve”, duke detyruar skuadrën polake të kalonte nëpërmjet play-off ku tashmë si kundërshtar të parë do të ketë Shqipërinë.
and then