LIVE/ Shorti i Play Off të Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët

Në Nyon të Zvicrës mbahet shorti i Play Off të Botërorit, me Shqipërinë dhe Kosovën që do njihen me rivalët që do përballen në muajin mars në këtë fazë. Sa i takon vazove të Play Off, ideja është që në 3 vazo do të ndahen 12 ekipet që janë pozicionuar të dytat në çdo grup. Vazo e katërt mban skuadrat që kanë ardhur nga Nations League.

UEFA ka vendosur që ekipet e vazos së 1 do të përballen me ato të vazos 4, ndërsa vazoja e 2-të do të kombinohet me vazon e 3-të. Gjysmëfinalet e play-off mbahen më 26 mars, ndërsa ato finale më 31 mars 2026. Në Botëror, nga takimet që do zhvillohen në mars, do të shkojnë 4 ekipe. Theksojmë se Kosova dhe Shqipëria janë në vazon e 3-të, çka do të thotë se përplasja vëllazërore është shmangur.

Vazot e shortit

Vazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina

Vazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia

Vazo 3: Shqipëria, Irlanda, Bosnje-Hercegovina, Kosova

Vazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×