
Të tjera detaje dalin në dritë nga dy masat e dhëna sot për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila u pezullua sot nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, duke i ndaluar asaj daljen jashtë vendit. Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala, e cila dha e para lajmin për masën e GJKKO, pohoi se masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës.
Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre. Lala tha se nëse Balluku nuk zbaton menjëherë këtë urdhër, ajo rrezikon masë më të rëndë nga Gjykata e Posaçme.
Kujtojmë se GJKKO ka dhënë masë ‘arrest shtëpie’ dhe për dy bashkëpunëtorë të saj të ngushtë, Erald Elezin, drejtor i KESH-it, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.
and then