
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në studion e News24, ka komentuar vendimin e GJKKO-s që pezullon nga detyra zv/kryeministrin dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, ndërsa momentalisht ajo ndodhet prej rreth 5 orësh brenda Kryeministrisë.
“Ky nuk është një moment normal, madje as për një qeveri autokratike,” tha Koka. “Vendimi i GJKKO-s është përcaktues, por për të patur efekt të plotë ligjor kërkon ende një firmë të kryeministrit. Belinda Ballukun e largojnë vetëm dy gjëra: dorëheqja e saj personale ose vendimi i Edi Ramës për ta shkarkuar zyrtarisht.”
Sipas Kokës, takimi maratonë që po zhvillohet sot mes Ramës dhe Ballukut ka të bëjë pikërisht me këtë: “Balluku është aty për të negociuar kushtet e dorëzimit të saj. Është një moment tepër delikat dhe, fatkeqësisht, zgjidhja është vetëm në dorë të qeverisë.”
Gazetari përfundoi me një vlerësim të qartë politik: “Fati politik i Belinda Ballukut është shkruar tashmë. Ajo kurrë nuk ka qenë një faktor i vërtetë politik brenda Partisë Socialiste.”
and then