Sllovakia, sulmuesi: Nuk e njoh shumë si skuadër, por do analizojmë me kujdes Kosovën

Sulmuesi i Sllovakisë, Ivan Schranz  u shpreh se nuk e njeh Kosovën por që deri në mars, ekipi do ketë kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë ndeshje të Play Off të Botërorit.

“Nuk kam pasur favorit se me kë do të doja të përballesha, secili kundërshtar është i fortë. Ne do të luajmë kundër Kosovës, kështu që e pranoj, edhe pse nuk di shumë për këtë përfaqësuese për momentin.

Por deri në muajin mars do të kemi mjaftueshëm informata dhe do ta analizojmë në mënyrë të përkryer. Jam i lumtur që do të luajmë në shtëpi. Besoj se tifozët do të jenë në numër të madh dhe do të na përkrahin”, ka deklaruar Schranz.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×