
Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se misioni monitorues i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës nuk ka bërë një kërkesë për të takuar Erion Veliajn në qeli.
Mësohet se SPAK është shprehur se kërkesa është bërë nga vetë Veliaj, i cili sipas tyre nuk ka dhënë asnjë emër personi që do të takonte.
Veliaj ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, ndërsa ka lënë qelinë në 31 tetor kur u shfaq në Gjykatën Kushtetuese në seancën që vendosi për mandatin e tij.
and then