Turkish Airlines shet aksionet e Air Albania-s. Kompania ajrore turke i jep fund partneritetit me linjën ajrore të Shqipërisë

Kompania turke “Turkish Airlines” ka njoftuar se do të shesë të gjitha aksionet e saj prej 49% në kompaninë “Air Albania”, duke i dhënë fund partneritetit që nga viti 2018 me linjën ajrore kombëtare të Shqipërisë.

Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave bordi i drejtorëve të “Turkish Airlines” ka marrë vendimin për t’u larguar, ndërsa ka njoftuar se “zhvillimet e rëndësishme do t’u komunikohen investitorëve në vijim”.

Struktura aktuale aksionare e “Air Albania”-s është 49% “Turkish Airlines”, 41% MDN Investment dhe pjesa tjetër e aksioneve kontrollohen nga Albcontrol.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×