
Dy banesa në lagjen nr.6 të qytetit të Korçës, janë përfshirë nga uji. Banorët thonë se kjo është një situatë që përsëritet, kur ka reshje të dendura shiu, dhe e gjithë situata vjen për shkak të mungesës së një kanali kullues.
Banorët e dy banesave me probleme shëndetësore, shprehen të trembur lidhur me situatën dhe thonë se në 48 orët e fundit nuk kanë fjetur duke bërë roje.
“Ne gjithmonë që bie shi, të njëjtën situatë kemi. Ne sa herë që bie shi, mbytemi, notojmë brenda. Jemi ankuar sa herë që hapin pusetën, vijnë e hapin kanali, por përsëri ujërat e zeza na shpërthejnë brenda në banesë.
Shyqyr brenda nuk arriti të hynte uji, se arritëm të lajmëronim në kohë. Erdhën dhe dje ata djemtë e pastruan pak, edhe djali me lopatë andej matanë. Mirë po gryka e tubave është e ngushtë, duhet pastruar dhe duhet ndryshuar, që dhe ne të rrimë rehat. Po ka, dy familje jemi ne.
Unë burrin e kam të sëmurë, i bëra koronaren, dje e nxora nga spitali. Po rra prap shi do na hyj në banesë.”, tha banorja.
Një tjetër banore thekson se e vuan këtë problem edhe pse vuan nga azma sa herë që ka mot të keq.
“Më ka hyrë uji në banesë, ne kemi vite që vuajmë këtë gjë. Kemi lajmëruar, sa e zhbllokojnë dhe nuk venë dorë për të hapur një kanal.
Mua nuk më është dëmtuar gjë momentalisht, por rri duke larguar ujin, jam e sëmurë me azmë. Jemi si mos më keq këtu, nuk na i var njeri, nuk na sheh njeri. Ne nuk kemi fjetur këto netë nga frika.”, tha ajo.
and then