Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, kamioni përplaset me makinën, humb jetën një person. Një tjetër përfundon me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në segmentin Milot–Kalimash, në afërsi të Rrëshenit, ku një kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi është bllokuar përkohësisht, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh .

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×