
Gazetari Artan Hoxha ishte sot i ftuar në “Kjo Javë” në News24 ku foli në lidhje me situatën e krijuar me marrjen e masave të sigurisë ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Energjetikës Belinda Balluku, për aferën e tunelit të Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.
“Kemi të bëjmë me një situatë jo normale.
Ndryshe nga rastet e tjera ku ministrat ishin të larguar nga detyra, në rastin konktret SPAK ka bërë një veprim të drejtpërdrejtë duke kërkuar masë sigurie.
Nuk ka sens që të zv kryeministrja të ishte në detyrë dhe të ishte e pandehur. Standardi i vendosur deri tani u ndryshua me rastin e Ballukut. Ka në dorë të dëmtojë provat dhe intimidojë dëshmitarët.
Kryeministri u kap në befasi, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese jo për masën e sigurisë, por sepse nëse Rama largohet nesër nga vendi qeveria ngelet pa drejtues.
Rama për mua duhet të heqë maskën e hipokrizisë, nëse mendon që ka shkelje duhet të dalë e të thotë që ka shkelje”, tha ai.
and then