Chivu dhe dilema e qendërmbrojtësit, Bisseck fiton kredite ndaj Açerbit për të nisur titullar në derbi

Në shtëpinë e Interit rriten mundësitë që Bisseck të luajë si titullar në prag të derbit të së dielës mbrëma. Gjermani, i provuar tashmë këtë vit nga Chivu në qendër të mbrojtjes, po i rrezikon vendin Acerbit për një pozicion mes Akanjit – i fundit që është rikthyer në Pinetina pas angazhimeve me Kombëtaren dhe gati për derbin e tij të parë – dhe Bastonit. Ky është një prej dy dyshimeve që ka Inzaghi në formacionin zikaltër.

Tjetri lidhet me lojtarin që do të shoqërojë Calhanoglun dhe Barellan në mesfushë. Sucic apo Zielinski? Aktualisht kroati duket në avantazh ndaj polakut, i cili vjen pas dy ndeshjeve si titullar me Poloninë kundër Holandës dhe Maltës, por që gjithsesi e ka kaluar lodhjen dhe po stërvitet rregullisht me skuadrën. Me mungesën e Dumfries, që ende ndien dhimbje në kyçin e këmbës pas goditjes së marrë kundër Lazios, pritet të jetë thuajse i sigurt aktivizimi i Carlos Augustos në krahun e djathtë.

Dhe sa i përket holandezit, ekziston rreziku i madh që ai të humbasë edhe ndeshjen e së mërkurës mbrëma në Madrid kundër Atletico Madrid të ish-trajnerit Simeone, sfidë e vlefshme për javën e pestë të Champions League..

Dhe për derbin e së dielës nuk ka asnjë dyshim për repartin ofensiv të Interit: kapiteni Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të kenë detyrën të çajnë mbrojtjen kuqezi.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×