Deklaratat e Marta Kos në Tiranë, reagon Noka: Mos lejoni devijimin nga standardet evropiane

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ndaj deklaratave të komisioneres për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos, se më 11 maj zgjedhjet ishin të lira.

Në një postim në Facebook, Noka e akuzon Kos se po “ambalazhon” një kryeministër të përfshirë në afera korruptive dhe narkoshtetërore me ngjyrat e BE-së, duke mos marrë parasysh raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.

Ai i kërkon zonjës Kos të mos lejojë devijimin nga standardet europiane, duke theksuar se Shqipëria duhet të përputhet me Evropën, jo të paraqitet si një Europë e kontrolluar nga Rama.

Reagimi i plotë

Zonja Kos mos u bëj Bozë!

Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga #Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor #Rama.

Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.

Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.

Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e #OSBE-#ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.

Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!

Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane #IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?!

Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë #Shqipëria.

Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×