Deklaratat për Ballukun, Berisha: Rama i tmerruar nga SMS-të e Lubisë për tunelin! Belinda u bë kurban

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, duke akuzuar Ramën për frikë ndaj hetimeve në “tunelin e Palloshit”, duke iu referuar tunelit të Llogarasë.

Berisha shkruan se Rama është “i tmerruar nga “Lubi Balkuku” dhe SMS-të që i ka dërguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë”.

Kryeministri Rama kishte deklaruar më parë se: “Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.”

Berisha interpreton fjalët e Ramës si një paralajmërim ndaj Ballukut, duke thënë se Rama i tregon se Kushtetuta është mbi gjithçka dhe se askush nuk mund të shmangë përgjegjësitë e ligjit. Ai përfundon duke deklaruar: “Edvin, asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të rënda.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×