E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku del nesër para GJKKO. Caktohet seanca për masën e sigurisë edhe për Gjylin e Elezin

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë nesër, 22 nëntor, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Belinda Ballukut dhe 2 vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

GJKKO thekson se tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.

Gjykata e Posaçme vendosi një ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit.

Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor aktual i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Njoftimi nga GJKKO

Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×