GJKKO pezulloi zv/kryeministren nga detyrat, zbardhet kërkesa e qeverisë në Kushtetuese

Qeveria ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me pezullimin nga funksionet e saj në qeveri të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas informacionit të përcjellë për nga gazetarja Klodiana Lala, në kërkesën e kryeministrisë thuhet se kërkohet shqyrtimi i konfliktit të kompetencës  ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave;

Shfuqizimin ei vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese

Pezullimin e vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese;

Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.

Sipas nenit 103

1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×