Liban, ushtria izraelite njofton për eliminimin e 13 rebelëve të Hamasit

Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë 13 luftëtarë të Hamasit gjatë një sulmi të kryer mbrëmjen e së martës në kampin palestinez të refugjatëve Ain al-Hilëeh.

“Sipas ushtrisë, trembëdhjetë militantë të Hamasit u eliminuan në këtë goditje, mes tyre edhe Jaëad Sidaëi, i cili sipas të njëjtit burim ishte i përfshirë në trajnimin e militantëve për të kryer sulme kundër Izraelit nga territori i Libanit.”

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së AFP-së për të dhënë emrat e 12 personave të tjerë të vrarë në të njëjtin sulm.

Në një deklaratë të publikuar dje, të enjten, të shoqëruar me fotografitë e 13 meshkujve, disa prej të cilëve dukeshin shumë të rinj, madje edhe të mitur, Hamas e përshkroi goditjen si “masakër të tmerrshme”, duke thënë se ajo vrau “disa civilë të pafajshëm”.

Të martën, pak pas sulmit, ushtria izraelite kishte bërë me dije se kishte goditur “militantë të përfshirë në veprim, në një kamp stërvitor të Hamasit”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×