
Komisionerja e BE për zgjerimin, Marta Kos deklaroi se në qershor mbaron afati për zbatimin e disa reformave që janë vendosur si kusht në rrugën për integrimit.
Teksa përshëndeti në shqip që në nisje të fjalimit në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Kos tha se nuk duhet të krijohen hendeqe në Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit.
“Përshëndetje të dashur gazetarë dhe të dashur miq! Për ne është shumë e rëndësishme që të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor. Dua të mbështesim jo vetëm ecurinë e Shqipërisë në BE, por ndjej dhe angazhimin tuaj. Sot kemi pasur bashkëbisedim se si ta bëjmë të suksesshme këtë rrugë. Është e vërtetë se zgjerimi është më shumë se sa zgjerim. Javën e shkuar Kolegji miratoi mburojën e strategjisë, ku qytetarët e BE të trajtohen të barabartë. Do të përfshihemi në demokraci. Duam që Be të bëhet realitet i prekshëm në vendet tuaja. Në disa fusha po merr formë. Shqiptarët, malazezët dhe maqedonasit e veriut përfitojnë transaksione nga SEPA. Duhet të ecim në sinkron dhe mos të krijohen hendeqe mes jush. Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të behën anëtarë me të drejta të plota në BE. Në qershor skadon raundi i dytë i plotësimit të reformave. Ndaj punoni më fortë për reformat.”, tha ajo.
and then