
Dy familjet në Pogradec janë evakuuar pasi banesat e tyre u dëmtuan për shkak të reshjeve të dendura. Kryebashkiaku i Pogradeci, Ilir Xhakolli, ka inspektuar banesat që janë prekur na reshjet e dendura.
Xhakolli theksoi se Bashkia e Pogradecit i ka siguruar shtëpi me qira, qytetarëve që u është dëmtuar banesa deri në momentin e riparimit.
“Ka rreth 24 orë që e gjithë bashkia është në këmbë, grupet e emergjencave janë ndarë në të gjithë zonën sepse nuk është vetëm Buçimasi pra kjo njësi administrative por në fakt kjo është prekur më shumë.
Ka edhe një pjesë të konsiderueshme në qytet, edhe në zonën e Mokrës por edhe në zonën e Gorës.
Sigurisht që këtu ndaj jam edhe sot ka më shumë probleme se në zonat e tjera, ne kemi vajtur me grupet e punës nëpër të gjitha shtëpitë e prekura nga përmbytja, patjetër që bashkia do marrë në konsideratë kërkesën e tyre, kemi siguruar shtëpi me qira deri në momentin që do sigurohen shtëpitë, patjetër që bashkia do jetë në gadishmëri edhe sot sepse edhe parashikimet kështu janë. Lajmërojmë edhe qytetarët të jenë të gatshëm dhe në bashkëpunim me komunitetin bashkia mund të bëjë gjithçka.
Ne jemi të gatshëm ndaj ftoj dhe qytetarët për çdo problem të marrin kryetarët e njësive administrative, kordinatorët.
Dy banesa janë jashtë funksionit, të dyja familjet janë të sistemuara me bonus qeraje.
Nesër vjen grupi i inxhinierve për të bërë projektin e shtëpive të tyre për pjesën që do riparohet dhe besoj në një kohë rekord ata do kthehen në banesat e tyre.
Dy lumenjtë i Vërdovës dhe i Rëmenjit janë më problematikët të dyja rrjedhin në liqenin e Pogradecit, ne për to kemi hartuar projekte sepse në momente të tilla bëhen të rrezikshme për qytetarët.”, tha ai.
and then