Pse nuk e shkarkon Rama Ballukun?/ “Me paret e fukarait s’ka tolerancë! Ka prova, kapitull i mbyllur ky!”, Alimehmeti: Janë bashkë! Afrim Osmani: ‘Kumbullat dhe dardhët’ nga pas, qeveria…

Demokrati Ilir Alimehmeti ka komentuar faktin se pse Rama nuk e shkarkon Ballukun nga detyra e zëvendëskryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës. I ftuar në programin e drekës në News24, Alimehmeti tha se Rama dhe Balluku janë bashkë të ‘pleksur’ në pazare. Ai tha se kapitulli Balluku për SPAK-un është i mbyllur, pasi sipas tij prokuroria ka prova që e inkiminojnë atë.

“Qartësisht ata janë bashkë. Ai ka lënë hapësirë të plotë. Ata kanë marrëveshje, kanë një marrëdhënie organike. Zakonisht janë shkarkuar më parë, dhe më pas ka ndërhyrë gjykata. Morali do të ishte që zonja Balluku do të duhej të kishte dhënë dorëheqje. Se dha vetë. Do të duhej ta bënte Rama. E bëri gjykata. Ajo mund të bënte sërish dëme, se është një nga ministritë që ka punë të mëdha. Jemi në këtë fazë përmes atij pozicioni pune, ndaj do të duhet ta largosh atë. Kemi një tjetër paprecedensë tani ku thotë; nuk komentoj vendimet e gjykatës, por i kundërshtojë ato. Tashmë janë të qarta gjërat. Kur nuk merr veprime, do të thotë se është i pleksur. Është e pamundur që në këtë shtet këtu, të gjithë i hanë dardhat dhe kumbullat pas kurrizit të tij dhe ky nuk di gjë! U bë hera e dytë kështu, me një zëvendëskryeministër. Rama se bëri punën e tij, ai duhet ta kishte shkarkuar nga detyra. Tani vjen Marta Kos dhe thotë; ju jeni shembull në Ballkan. Ku është shembulli? Që kemi dy zëvendëskryeministra të akuzuar?”, tha ai.

Kush po mbron kë? Akademiku dhe pedagogu i Luarasit, Afrim Osmani sqaroi tezat e tij.

“Si mundet që një kryeministër, mos të ndjekë veprat e mëdha të investimeve në vendin e tij?! Ka tre lidershipe. Ka operacion-taktikë dhe strategji. Po të shkojmë te Nano, veprat kryesore që bëheshin, ishte vetë afër tyre. Ai duhet të marrë informacionin e duhur, se si po zhvillohet një vepër me vlerë 200 mln euro (Rama). Ose e ka shumë të qartë se çfarë po ndodh dhe është bashkë në këtë histori ose është duarjashtë. Rama është lider vizionaro-autoritar. Kemi shumë gjëra që duhet t’ia pëlqejmë. Edhe hapja e grup kapitujve, apo dhe pozicionimi ynë në arenën ndërkombëtare, por nga ana e ndjekjes strategjike, se di si mund të mos ia lejojë Balluku Ramës që një vepër e tillë mos të bëhet transparente. Si ka mundësi që këto kumbullat dhe dardhat që janë nga pas, s’po i kupton kjo qeveri? Askush s’po merr përgjegjësi për këto raste korrupsioni”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×