
Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali, ka deklaruar se Tirana u bë sot sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming.
“Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE, ndërkohë që qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming, udhëtimet më të shpejta përmes ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore, kufijtë më të shpejtë për shkëmbimet ekonomiko-tregtare apo shërbimet e digjitalizuara”, thuhet në postim.
and then