“Të gjitha çështjet e mëdha në SPAK të çojnë në Bulevard”, Artan Hoxha: Asgjë s’bëhet pa urdhrin e “Padishahut. Po të tërheqësh fillin, zbulohen…

I ftuar në “Kjo Javë”, gazetari Artan Hoxha e cilësoi çështjen e Ballukut si një fill që lidh dhe disa çështje të tjera në SPAK me ngjarjen e Bulevardit, më 21 janar.

Hoxha tha se deri tani SPAK e ka prerë këtë litar por po të tërhiqet litari mund të dalë më shumë.

Artan Hoxha: Nuk është e thënë se 7 orë kanë qenë në zyrë, mund të kenë qenë në bahce, thirrja e zotit Manja si ish-ministër i Drejtësisë që ka patur bashkëpunim me SPAK më herët dhe është përmendur dhe nga Veliaj për përgjimet, u dha përshtypje njeriu që do të zëvendësonte Ballukun është ai.

Juristët më të mirë i ka kryeministri. Ka dhe të huaj, më tepër duhet të dimë nëse është Ulsi Manja numri dy që do e zëvendësojë? Ky ka dhe një të kaluar dhe bashkëpunim me SPAK.

Këto gjëra nuk bëhen pa urdhrin e padishahut (Ramës), ne i kemi parë janë bashkë atje ku kanë shkuar në Turqi. Të gjitha cështjet e mëdha po të tërheqësh fillin apo litarin të cojnë në boulevard. Deri tani SPAK e pret këtë litar.

Sot mu duk me të njëjtën mënyrë kur tha mos guxoni ti afroheni celularit tim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×