Të shtunën Balluku në GJKKO, Artan Hoxha: Nuk do të ketë zbutje të masës, mund t’i shtohen dhe akuza të tjera për korrupsion si grup i strukturuar

Seanca ndaj Belinda Ballukut të shtunën në GJKKO do të zgjasë më shumë se 1 orë dhe ndaj saj nuk pritet zbutje e masës së sigurisë. Kështu deklaroi në “Kjo Javë”, gazetari Artan Hoxha, ku theksoi se Ballukut mund t’i shtohen akuza të tjera.

Hoxha tha se hetimet janë drejt fundit për këtë cështje konkrete.

“Kur të komunikon akuzën dhe të merr me statusin e të pandehurit, do të thotë se i ka mbyllur hetimet. Por për zonjën Balluku ka dhe akuza të tjera.

Artan Hoxha: Nesër do të ndodhë vetëm kjo që është komunikuar deri tani. Masa është marrë, është thjesht procedurë, në raste të rralla ka ndodhur zbutje e masës/

Si procedurë bëhet identifikimi i zonjës prezent, lexohet kërkesa në seancë. Gjyqtari I jep të drejtën zonjës apo mbrojtjes që paraqet objeksionet e veta dhe pastaj gjykata tërhiqet për vendim.

Kjo seancë bëhet brenda një ore ose disa orë. Kjo seancë do të zgjasë pak pasi dhe mbrojtja do të jetë e gjatë, ajo është hera e parë që i jepet mundësia të përballet me gjykatën dhe prokurorin.

Nga një anë do të kemi apelimin e masës në Apelin e GJKKO dhe kërkesën e kryeministrisë në Kushtetuese.

Akuzat që janë ngritur deri tani duke llogaritur nga hetimi. Niveli i akuzave është minimal në raport me abuzimet. Është dhe vepra e korrupsionit, e kryer në bashkëpunim, mund të akuzohet dhe për korrupsion në kuadër të një grupi të strukturuar. Hetimet janë drejt fundit për këtë cështje konkrete, sepse kur të komunikon akuzën dhe të merr tme statusin e të pandehurit i ka mbyllur hetimet. Por për zonjën Balluku ka dhe akuza të tjera.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×