
Në festën e alfabetit shqip, më 22 nëntor, presidenti Bajram Begaj ka publikuar disa nga momentet e vizitës së tij në Shkodër, duke specifikuar se kjo ngjarje arriti të bashkojë shqiptarët nëpërmjet gjuhës.
“Në Shkodër, në zemrën e kulturës shqiptare, festuam sot Ditën e Alfabetit.
Përkujtuam Kongresin e Manastirit – ngjarjen që bashkoi shqiptarët përmes gjuhës.
Pa gjuhë nuk ka komb! Pa gjuhë nuk ka shqiptari!
Një gjuhë, një shqiptari, një amanet”, shkruan Begaj.
Kjo datë specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar nga data 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimin për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare.
and then