Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, Lamallari takon ministrin britanik: Stereotipet janë të padrejta

Tre ditë më parë kryeministri Rama i cilësoi zhgënjyese deklaratat e ministres britanike, Shabana Mahmood, lidhur me dëbimin nga Britania e Madhe të 700 familjeve shqiptare, të cilët sipas saj pas refuzimit të azilit, po vijojnë të jetojnë në Britani nga financimi i taksapaguesëve vendas.

Ndërkohë së fundi gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka shprehur të njëjtin shqetësim Lord Timpson, Ministër i Shtetit për Burgjet, Shërbimin e Provës dhe Uljen e Përsëritjes së Veprave Penale i Mbretërisë së Bashkuar.

“Narrativat diskriminuese, përçarëse dhe frymëzuese të stereotipeve negative ndaj një kombësie të caktuar janë të padrejta, aspak korrekte dhe siç koha ka dëshmuar, në fund rezultojnë më së paku boshe apo dhe kundërproduktive”, shkruan Lamallari teksa publikon edhe foto nga takimi.

Mes të tjerash gjatë takimi dypalësh në Tiranë, dy ministrat kanë diskutuar edhe për të avancuar zbatimin e marrëveshjes për transferimin e të dënuarve, koordinimin e rasteve të ekstradimit dhe rritjen e efikasitetit të partneritetit gjyqësor.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të lartë të qeverisë britanike përzgjedhin shqiptarët për t’i etiketuar në narrativat e tyre kundër emigracionit. Kujtojmë kohë më parë që reagime me tone raciste pati edhe nga Sekretarja e Brendshme, Suella Breverman.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×